Two Decades of Kamerfest
When “Kamerfest” started, the country Kosovo was a ruin of war. No one would think of music at that time. People had other concerns. They were busy building ‘roof over head’, winter was approaching and they needed protection from the freezing cold. Kosovo was overwhelmed by countless life difficulties. There was a large number of missing persons, a wound that is yet open, to date.
At such times, Sihana was the only one who thought about the culture in Kosovo. She tasked herself to organize the International Festival of Chamber Music. Aware of all our other concerns, we could not believe that her idea for culture would work. But, she saw further than others did, being very determined toward her goals. Today, Kamerfest celebrates its 20th edition, giving Kosovo what it needs most: A Stage Culture and Real Music Art. This path was followed by other Festivals, and we are grateful to all organizers. Many eminent figures have performed on the Kamerfest stage, giving this audience exceptional emotions of music. We are grateful for the contribution of international and national artists, who continue to honour Kamerfest and the country of Kosovo. The Ministry of Culture, expresses a deep gratitude to these artists, wishing Kamerfest many more decades to come.
Dy Dekada të Kamerfestit
Kur filloj “Kamerfest-i”, Kosova ishte një gërmadhë e shkatërrimeve nga lufta. Askujt nuk i shkonte mendja tek muzika. Njerëzit kishin halle tjera. Merreshin me ndërtimin e kulmeve mbi kokë. Shikonin si të hynin në dimër dhe te mbroheshin nga acari. Atëbotë Kosova po gumëzhinte nga hallet e jetës. Kishte shumë të zhdukur që sot e kësaj ditë mbeten brengë e vazhdueshme.
Ndërkohë një zë i vetëm madje nga të vetmet që fillojë të mendoj edhe për kulturën, ishte Sihana. I dha detyrë vetes të organizoj Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Kamertale. Nuk i besonim se do të funksiononte kjo logjikë e kulturës, kur dihej se me çfarë preokupoheshim. Ajo ishte më largpamëse dhe më e vendosur drejt qëllimeve të veta. Dhe Kamerfesti sot kremton 20 vjet, duke dhënë atë që sot më së shumti i nevojitet Kosovës: Kulturë skenike dhe Muzikë e mirëfilltë. Dhe më pas rruga u vazhdua edhe me Festivale të tjera e që u jemi mirënjohës
organizatorëve. Sa shumë figura eminente kanë defiluar në skenën e Kamerfestit duke i dhënë këtij publiku emocione të rralla të kulturës muzikore. Jemi mirënjohës për kontributin e artistëve ndërkombëtar dhe kombëtar që vijojnë ta nderojnë Kamerfestin dhe Kosovën. Ministria e Kulturës i falënderon përzemërsisht këta artistë, kurse Kamerfestit i dëshiron vazhdimin edhe për shumë dekada të tjera.
Sami PIRAJ, Zyrtar i arteve muzikore, MKRS