Rrugëtimi i talentëve të garave ArsKosova në kuadër te STINORIT KONCERTAL sot, me koncertin nr. 5 e realizoi në Shkollën fillore MITRUSH KUTELI, Matiçan (Prishtinë).
sit e Shkollës u njohën për së afërmi me karakteristikat e instrumenteve muzikore, timbrin dhe ngyrën e tingullit, metodat pedagogjike të Profesorëve që ishin pjesë e workshopi interaktiv me publikun dhe pjesëmarrësit:
Prof.Astrit Mustafa ,klarinetist dhe prof.në DAM -UP, Prof.Shqipe Bajraktari,prof e violinës
Prof.Bimi Milla,pianist koncertant dhe prof.në Sh.m.m.Prenk Jakova -PR.
xënësit u njohën me veprat e kompoziorëve të mirënjohur botëror si: Bach, Vivaldi, Sarasate, Shostakovich. Po dhe karakteristikat e pasura te folklorit tonë shqiptar me veprat /kengët popullore të kompozitorëve: Fahri Beqiri, Rexho Mulliqi, Pranvera Badivuku(arranzhuar nga Edon Ramadani)etj.
Kënduam e performuam së bashku me publikun/nxënësit e shkollës me plot përkushtim e pasion refrenet e Këngëve “Morra fjalë” dhe “E kujtoj atë takim”…
Rrugëtimi ynë vazhdon neser në SOS FSHATRAT, nga ora 11.00.
FONDACIONI ARSKOSOVA FALENDERON:
•Shkollën fillore MITRUSH KUTELI, Prishtinë për mundësinë e organizimit të këtij koncerti.
•Drejtoren e shkolles: Znj.Rema Kosumi Racaj
•Profesoreshën e Edukatës Muzikore: Hasime Mehmeti
•Shkollat e muzikes Prenk Jakova -Prishtine, Prenk Jakova – Gjakove, Tefta Tashko Mitrovice, Sh.m.m.Gjilan, Shkollen e muzikes artit dhe Baletit ArsKosova -Prishtine
•Universitetin e Prishtines/Fakultetin e Arteve (DAM )
• Radio Televisionin e Kosoves (RTK)